Me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka uruar qytetarët duke kujtuar se për të ardhur deri te 17 shkurti i vitit 2008 u deshën shumë përpjekje e sakrifica për shumë breza me radhë.
Tutje, presidenti Thaçi përmes një postimi në Facebook ka kujtuar luftën e UÇK-së, përkrahjen e ShBA-së, të shteteve evropiane dhe intervenimin e NATO-s që ndihmuan në çlirimin e Kosovës nga represioni i shtetit serb.
I pari i vendit ndër të tjera tha se “Për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj integrimi në institucionet euroatlantike mbetet e vetmja alternativë”./GazetaSinjali/