image Thaçi insiston se ai do të vazhdojë ta udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi

Kosovë

Politikë/ Thaçi insiston se ai do të vazhdojë ta udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është treguar këmbëngulës në çështjen e udhëheqjes së dialogut Kosovë-Serbi.

Thaçi deklaroi se Kushtetuta ia garanton atij përfaqësimin e politikës së jashtme të Kosovës.

“Unë jam përfaqësues i politikës së jashtme, sipas Kushtetutës”, deklaroi Thaçi në Rubikon.

Tutje ai theksoi se Rezoluta nuk mund të jetë mbi Kushtetutën, Rezolutë kjo e cila thotë se dialogu udhëhiqet nga qeveria.

Në anën tjetër, kryeministri në detyrë, Albin Kurti kishte thënë se presidenti ka nevojë të jetë pjesë e ekipit, por dialogun e udhëheqë kryeministri, duke shtuar se “me zor nuk e merr askënd”./Gazeta Sinjali/