Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit britanik, Boris Johnson.
Përmes një postimi në Twitter, Thaçi i uron një kthim më të shpejtë për të dashuritë e tij dhe për vendin.
“Uroj rikuperim të shpejtë të kryeministrit @BorisJohnson dhe një kthim të shpejtë për të dashurit e tij dhe për të vazhduar t’i shërbejë vendit të tij dhe botës. Mendime e mia janë me të dhe familjen e tij”, ka shkruar Thaçi.
Kryeministri britanik para 10 ditësh u infektua me koronavirus, ndërsa sot është dërguar në terapi intensive për shkak të komplikimeve shëndetësore./Gazeta Sinjali/
Wishing a swift recovery to PM @BorisJohnson and a speedy return to his loved ones and to continuing to serve his country and the world! My thoughts are with him and his family.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) April 6, 2020