Presidenti Hashim Thaçi, ka shkruar për tragjedinë që la të vdekur 20 persona dhe dhjetëra tjerë të plagosur në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Twitter, presidenti shkruan se është i tronditur me ngjarjen e fundit në El Paso të Teksasit.
“I tronditur nga humbja e jetëve të njerëzve në El Paso të SHBA-së. Me zemër dhe me mendje, Kosova është me viktimat dhe familjet e tyre”, ka shkruar Thaçi, transmeton Gazeta Sinjali.
Për tragjedinë që la të vdekur 20 persona dhe 26 tjerë të plagosur ka reaguar edhe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.
“Mendimet dhe lutjet e Kosovës janë me viktimat dhe familjarët pas sulmit të tmerrshëm”, ka thënë Haradinaj ndër të tjera.
Ajo që dihet deri më tani rreth kësaj ngjarjeje është se sulmi me armë ndodhi në një supërmarket në El Paso./Sinjali