image Thaçi i tregon Lajçakut se në çka duhet të fokusohet e në çka jo

Kosovë

Thaçi i tregon Lajçakut se në çka duhet të fokusohet e në çka jo

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencë për media tha se i dërguari i posaçëm nga BE për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, duhet të fokusohet më shumë në përmbajtjen e dialogut se në idenë se si do të përfundojë.

“Lajçak, duhet të jetë më shumë i fokusuar në përmbajtjen, e më pak në idenë se si do të përfundojë procesi i dialogut”, u shpreh Thaçi.

Thaçi gjithashtu deklaroi që BE në procesin e dialogut është duke hyrë me një hendikep të madh, për shkak të mos liberalizimit të vizave.

“BE hynë në këtë proces me një hendikep shumë të madh, pasi që kanë dështuar për liberalizimin e vizave’, tha ai.

Më tutje ai theksoi se takimi në Washington do t’i sjell lajme të mira Kosovës, por se atje nuk mund të shkojnë 2 milionë veta për t’u përballur me dy persona.

“Nga Washingtoni gjithmonë kanë ardhur lajme të mira për Kosovën, edhe takimi në Washington do t’i kontribuojë Kosovës. Kosova në Washington shkon me flamurin e shtetit të Kosovës. Nuk mund të shkojnë 2 milionë veta për t’u përballur me dy persona në Washington”, tha ai./ Gazeta Sinjali/