image Thaçi i reagon Sveçlës: Kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit të ndalen urgjentisht

Kosovë

Thaçi i reagon Sveçlës: Kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit të ndalen urgjentisht

news image

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas deklaratave të ushtruesit të detyrës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës ndaj deputetit të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Thaçi ka thënë se kërcënimi i Sveçlës është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm për demokracinë tonë të re.

Kërcënimi që një ushtrues detyre i ministrit të një Qeverie në dorëheqje ia bën ish-presidentit Behgjet Pacolli, lider partiak dhe aktualisht i zgjedhur i popullit në Kuvendin e Kosovës, se do të arrestohet nëse shkon në Kuvend për ta ushtruar mandatin e tij, është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm për demokracinë tonë të re”, ka thënë Thaçi

Thaçi ka shkruar se kërcënimet nga grupi i Kurtit duhet të ndalen urgjentisht.

“Kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit dhe të tjerëve duhet të ndalën urgjentisht. Kuvendi i Kosovës duhet ta adresojë këtë kërcenim dhe t’i marrë masat e nevojshme që të mbrohet demokracia në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3726092450794420?__xts__[0]=68.ARDaa1ug0bOHHQYI8N5OYaJ_V0UMvDCXUu7dNpUHNWa3t-PROnaJoBZEPjAXWJzIVT6E0RHuA94y5znAmGxOSSEGVnu0awJjNQRH_bWsTrVlH3-3XR5pKiHie0XivZdIpi5eqK72sHXpCxyk4tbKE9sPWnS1MMqZS1RCEMViGyaO2UZQGG5eiF1dNMB8C8fino5XOFXsGlpAwdN14Txf2w1fyufjLOEpPxt_ONi-oJQzob0Xvg_QqELYLauLkmqq18XnLEyHDIhnuyLquU4T10o3Wdt9fHemTsE3F37p6aWXbM7LOURIOYuteZrpDESFJADPwderq1Yo2aSxbhaa-Q&__tn__=-R