Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj një shkrimi të diplomatit të pensionuar amerikan, Shaun Byrnes, i cili thotë se presidenti i Kosovës, Thaçi, dhe presidenti serb, Vuçiq, kanë përgatitur një draft-marrëveshje gjithëpërfshirëse për t’i dhënë fund konfliktit që ka përcaktuar marrëdhëniet e Serbisë me qytetarët e saj shqiptarë për një shekull.
Thaçi, përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se nuk është e vërtetë se egziston një marrëveshje sekrete mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk ka marrëveshje apo asgjë të tillë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një e tillë mund të arrihet përmes një procesi transparent me lidershipin e SHBA-së dhe ju ftoj që të ndihmoni. Grenelli është duke bërë një punë të shkëlqyer”, ka shkruar Thaçi në një postim në Twitter.
Thaçi po ashtu ka shtuar se Kosova dhe Serbia kanë nevojë për mbështetje në këtë proces.
“Ne kemi nevojë për mbështetje në këtë proces, e jo pengesa, e as kundërshtime. Kjo ka të bëjë për fëmijët tanë”, përfundoi Thaçi.
Shaun Byrnes kishte shërbyer si shef i misionit mbikëqyrës amerikan në Kosovë më 1998-99./Gazeta Sinjali/
Disappointed to see friends of Kosovo & mine @DanielSerwer & Byrnes being deceived by fake news.There is no secret deal or whatever btw Kosovo & Serbia. One can be achieved through a transparent process w/ US leadership & I invite u to help. @RichardGrenell is doing a great job
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) March 13, 2020