Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë së re.
“Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit. Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Ai shtoi se “Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike”.
Me 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë zgjedhur qeverinë e re me Avdullah Hotin kryeministër./Gazeta Sinjali/