Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas rritjes së numrit të të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë.
Përmes Facebook-ut, Thaçi ka shkruar se rritja e numrit të të vdekurve në ditët e fundit është dëshmi se rreziku nga pandemia COVID-19 është ende i lartë.
“Të gjitha familjeve që humben të afërmit e tyre nga kjo pandemi iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, është shprehur presidenti.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga pandemia.
“Qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë kujdes të lartë dhe të respektojnë në mënyrë rigoroze rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe institucioneve të Kosovës, në mënyrë që sa më lehtë ta tejkalojmë këtë sfidë globale”, ka shkruar Thaçi. /Gazeta Sinjali