Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një konference për media tha se BE duhet të marrë vendim sa më shpejt për liberalizimin e vizave dhe Lajçaku këtë duhet ta dijë.
“E theksoj, me rëndësi është që BE të marrëvendim sa më shpejt për liberalizimin e vizave për Kosovën. E potencoj fuqishëm, BE duhet të jetë i qartë në procesin e dialogut, që Kosovën ta trajtojë si shtet i pavarur dhe Lajçaku duhet ta dijë këtë”, u shpreh Thaçi.
Thaçi gjithashtu theksoi se edhe Serbia ka obligime ndaj BE-së e SHBA-së që duhet t’i kryej, teksa Kosova është në rrugën e duhur për familjen evropiane.
“Një gjë mund të them që Serbia ka obligime ndaj BE-së e SHBA, ne do të punojmë fuqishëm për konsolidim, unë jam optimist që do të bëjmë punën e duhur, kam besimin në administratën e SHBA-së, ne duam që të jemi pjesë e familjes evropiane, por ne do të bashkëpunojmë me të gjithë”, tha ai para mediave./ Gazeta Sinjali/