image Thaçi: I kam dërguar letër edhe kryeministrit që shkaktoi panik dhe frikë

Kosovë

Konferencë/ Thaçi: I kam dërguar letër edhe kryeministrit që shkaktoi panik dhe frikë

news image

Presidenti Hashim Thaçi e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e mbrëmshëm të qeverisë për ndalimin e qarkullimit të automjeteve dhe qytetarëve nga dita e sotme.

Përmes një konference, Thaçi gjithashtu ka treguar se i ka dërguar një letër edhe kryeministrit Albin Kurti, duke i kërkuar pezullimin e vendimit deri në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, shkruan Gazeta Sinjali.

“Prandaj, në kuadër të kësaj përpos kërkesës për masë të përkohshme që i jam drejtuar Gjykatës Kushtetuese i jam drejtuar me një letër para pak çastesh edhe kryeministrit Kurti, që të rishqyrtojë vendimin e tij që ka krijuar panik, konfuzion, paqartësi e frikë të madhe te qytetarët…që ta pezullojë atë vendim deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Thaçi.

Sipas vendimit të djeshëm të qeverisë, qarkullimi i veturave dhe qytetarëve nga sot prej orës 10:00 – 16:00 dhe prej 20:00 – 06:00, është bërë i ndaluar.

Ky vendim, sipas Thaçit është antikushtetues dhe atë nuk duhet ta zbatojnë policët. /Gazeta Sinjali/