Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka falënderuar homologun e tij turk Erdogan për një pako ndihma të ardhura në kohën e koronavirusit.
Ai ka thënë se bashkë do ta tejkalojmë këtë situatë.
Postimi i tij i plotë:
Sot pranuam një pako me ndihma mjekësore nga Turqia që do të ndihmojë në betejën kundër COVID-19. Kjo është ndihma e parë nga jashtë që ka arritur në Kosovë. I jemi mirënjohës Presidentit Erdogan, shtetit të Turqisë dhe popullit turk, që na ka dal në ndihmë edhe në këtë kohë të rëndë, të cilën do ta tejkalojmë së bashku.