Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është gëzuar lajmit për rivendosjen e linjës hekurudhore mes Kosovës e Serbisë, dhe ka falënderuar presidentin amerikan, Donald Trump dhe të dërguarin special, Richard Grenell.
Ai e cilëson këtë si hap shumë të rëndësishëm për normalizimin e plotë e të marrëdhënieve mes dy shteteve.
“Unë përshëndes qëllimin për të rivendosur lidhjen hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë, duke bërë një hap të rëndësishëm për normalizimin e plotë. Falënderues ndaj presidentit Donald Trump dhe të dërguarit special, Richard Grenell për përkushtimin e tyre për të ndërtuar paqe dhe prosperitet në rajon”, ka shkruar Thaçi në Twitter./Gazeta Sinjali/