image Thaçi i dërgon për herë të tretë Kurtit letër, i kërkon emrin e mandatarit

Kosovë

Politikë/ Thaçi i dërgon për herë të tretë Kurtit letër, i kërkon emrin e mandatarit

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot për herë të tretë i ka dërguar letër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, si partia që ka dalë e para në zgjedhjet e fundit, duke kërkuar që Kurti t’ia dërgojë emrin e mandatarit për formimin e qeverisë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Jua rikujtoj që mandati im kushtetues më obligon që të garantoj funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, duke e përfshirë edhe sigurimin e emrit të kandidatit për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Thaçit.

Presidenti tutje ka thënë se askush nuk ka të drejtë t’i privojë përfaqësuesit e zgjedhur në Kuvendin e Republikës së Kosovës për të pasur kandidatin për Kryeministër dhe për të ushtruar kompetencën e tij/saj për të zgjedhur Qeverinë e Republikës së Kosovës, siç përcaktohet në nenin 65 të Kushtetutës.

Ndryshe, që pas rrëzimit të Qeverisë Kurti me 82 vota përmes mocionit të mosbesimit, letra e sotme është letra e tretë që presidenti Thaçi ia dërgon Kurtit me kërkesë për propozimin e emrit të mandatarit për formimin e qeverisë së re. Letra e parë ishte dërguar më 2 prill, kurse e dyta më 10 prill./Gazeta Sinjali/