image Thaçi i bën thirrje Rusisë e Sirisë për ndaljen e sulmeve në Turqi

Kosovë

Politikë/ Thaçi i bën thirrje Rusisë e Sirisë për ndaljen e sulmeve në Turqi

news image

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka komentuar zhvillimet e fundit në Idlib, ku sulmet ajrore të Rusisë dhe Sirisë vranë të paktën 33 ushtarë turq.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova rreshtohet krah aleatëve të NATO-s për të dënuar sulmet ajrore mbi ushtarët turq në Idlib.

“Kosova rreshtohet krah aleatëve tonë të NATO-s për dënimin e sulmeve ajrore ndaj ushtarëve turq afër Idlibit, nga regjimi sirianë dhe ai rus. I bëjmë thirrje Sirisë dhe Rusisë që menjëherë që ndalojnë sulmet dhe të lejojnë qasjen humanitare në këtë zonë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, transmeton Gazeta Sinjali./GazetaSinjali/