Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar përmes Facebookut duke u bërë thirrje organeve të hetuesisë që sa më shpejt të zbardhen rrethanat e vdekjes së 26- vjeçarit nga Gjilani në Qendrën e Studentëve.
“I bëj thirrje organeve të hetuesisë që sa më shpejt që është e mundur t’i zbardhin të gjitha rrethanat e kësaj vdekjeje tronditëse për të gjithë qytetarët, në këtë kohë pandemie”, ka shkruar Thaçi.
Ai gjithashtu ka theksuar se është jashtëzakonisht shumë tragjike humbja e jetës së të riut në Qendrën e Studentëve./ Gazeta Sinjali/