image Thaçi: Heshtja ndërkombëtare amnisti për krimet serbe, s'mund të ketë paqe dhe pajtim pa drejtësi

Kosovë

Përkujtim/ Thaçi: Heshtja ndërkombëtare amnisti për krimet serbe, s’mund të ketë paqe dhe pajtim pa drejtësi

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar sot masakrën e kryer 21 vite më parë nga forcat serbe në fshatin Studime të Vushtrrisë, ku u vranë rreth 116 civilë të pafajshëm.

Thaçi ka thënë se heshtja e ndërkombëtarëve, 21 vjet pas luftës për krimet e kryera nga Serbia është amnesti e tyre për këto vepra, shkruan Gazeta Sinjali.

Më tej, ai ka thënë se nuk mund të ketë paqe dhe pajtim me Serbinë pa u vënë drejtësia për krimet serbe.

“Sot, përkujtojmë 116 civilët, viktima të masakrës së Studimes së Vushtrrisë, masakër e kryer nga Serbia. Për këtë krim, ashtu si për 400 masakrat tjera, 10 mijë të vrarët, 20 mijë gratë e dhunuara, dhe 1 milion të zhvendosurit, askush është vënë përgjegjës nga drejtësia ndërkombëtare. Heshtja e komunitetit ndërkombëtar, pas 21 viteve është amnesti për këto krime. Ne nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi, dhe amnestia nuk do të jetë opsion. S’mund të ketë paqe dhe pajtim pa drejtësi”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Twitter./GazetaSinjali/