image Thaçi: Heroizmi dhe sakrifica e Jasharëve zgjoi ndërgjegjen shqiptare

Kosovë

Fjalim/ Thaçi: Heroizmi dhe sakrifica e Jasharëve zgjoi ndërgjegjen shqiptare

news image

Në manifestimin qendror me rastin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një fjalë rasti para ushtarëve të FSK-së, në kazermën “Adem Jashari”.

Thaçi ka thënë se emri i kësaj kazerme, është emër i lirisë së Kosovës.

“Heroizmi dhe sakrifica e Jasharëve zgjoi ndërgjegjen shqiptare. Heroizmi i Jasharëve mobilizoi botën shqiptare në Kosovë, në Maqedoni në Luginën e Preshevës, në Mal të Zi, në Shqipëri dhe në diasporë. Heroizmi i Jasharëve vuri në lëvizje diplomacinë botërore. Prandaj bota shqiptare me respekt dhe nderim të lartë përkulet në Prekazin legjendar”, është shprehur presidenti.

Tutje presidenti Thaçi shtoi se Kosova do t’u jetë përjetë mirënjohëse shteteve të demokracisë botërore që e ndihmuan në kohët më të vështira./GazetaSinjali/