Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka akuzuar ish–zëvendëskryeministrit në Qeverinë Kurti, Haki Abazin, se ka e ka blerë këtë post nga Lëvizja Vetëvendosje.
Thaçi thotë se këtë informacion e ka sigurar nga institucionet përkatëse të Sigurisë, transmeton Gazeta Sinjali.
I pari i vendit, po ashtu, ka thënë se Abazi gjatë kohës së pandemisë në Kopaonik është takuar me zyrtarët e sigurisë së Serbisë.
“Haki Abazi është taku me zyrtarë të Serbisë, të sigurisë në Kopaonik gjatë kohës së pandemisë. Këto janë dëshmi të Institucioneve të Sigurisë. Ai duhet të tregojë se më kë është takuar dhe për çfarë qëllimi është takuar me zyrtarët e Serbisë në Kopaonik”, tha Thaçi në T7./Gazeta Sinjali/