Presidenti Hashim Thaçi ka arritur në Prokurorinë e Specializuar për ditën e tretë të intervistimit nga prokurorët.
Ai ka refuzuar të ndalet dhe të flasë para mediave pas arritjes në selinë e Speciales.
Procesi intervistues i Thaçit në Hagë nisi të hënën. Ai qëndroi për gjashtë orë brenda selisë së Speciales.
Në njoftimin për aktakuzë të bërë publike më 24 qershor pretendohet se Thaçi, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe nëntë të dyshuar të tjerë janë përgjegjës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. /Gazeta Sinjali