image Thaçi flet për vizitën e tij tek Haxhi Shala dhe mënyrën sesi e bindi

Thaçi flet për vizitën e tij tek Haxhi Shala dhe mënyrën sesi e bindi

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes konferencës tha se ai gjithmonë ka dhënë këshilla kur do që ka pasur nevojë për zhvillimin e shtetit.

Këtë deklaratë Thaçi e tha duke iu referuar vizitës së tij tek deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Haxhi Shala, ku edhe sipas Shalës, nga vizita e presidentit Thaçi bind për të votuar pro qeverisë së re.

“Jo rrallë kom jap këshilla se çka i bie mirë vendit, demokracisë, zhvillimit, unë deputetin në fjalë do ta këshilloja të votonte për shtetin, për zhvillimin ekonomik, jo për ideologji”. tha Thaçi.

Thaçi më tutje u bëri thirrje edhe Bashkësisë Ndërkombëtare për liberalizim të vizave.

“Sot i bëj thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të përgjigjen pozitivisht dhe t’i vlerësojnë kriteret e kryera të Kosovës. Kërkojmë që të kemi qasje të barabartë në BE, Kurti duhet të heq dorë nga barrikadimi në zyrën e kryeministrit”, u shpreh ai./ Gazeta Sinjali/