image Thaçi flet për Qeverinë Kurti: Kam duruar gazin lotsjellës e hudhjen e gurëve në interes të vendit

Kosovë

Thaçi flet për Qeverinë Kurti: Kam duruar gazin lotsjellës e hudhjen e gurëve në interes të vendit

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për raportin e tij me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, shkruan Gazeta Sinjali.

Thaçi ka deklaruar se ka toleruar shumë gjëra në interes të vendit duke përmendur kështu gazin lotsjellës e gurët që partia e Kurtit kishte përdorur gjatë protestave e gjatë seancave në Kuvendin e Kosovës.

“Kam toleruar, kam qenë shumë i durueshëm në interes të vendit. Kam duruar gazin lotsjellës, hudhjen e gurëve, por tani jetojmë në rrethana tjera. Nuk mendoj që të tjerët duhet të përdorin shembuj të këqij që kanë përdorur të tjerët për të ardhur në pushtet”, ka thënë Thaçi për T7.

Tutje, presidenti Thaçi deklaroi se do t’i trajtojë të gjitha partitë politike njëjtë, dhe do të bashkëpunojë me secilen pavarsisht dallimeve.

“Ne jetojmë në demokraci, liderët e partive politike kanë dallime, është krejt normale, jam përballë me gjithë spektrin politik, qytetarët më kanë besuar mua më tepër, tash jam president i vendit. Do t’i trajtojë partitë politike njëjtë, do të kemi një bashkëpunim me të gjithë udhëheqësit e shtetit. Kosova do të jetë shembull i mirë, pavarisht se mund te kemi dallime”, ka thënë Thaçi./Gazeta Sinjali/