image Thaçi flet për modernizimin e FSK-së: Kosova ka nevojë të jetë pjesë e NATO-s

Kosovë

Politikë/ Thaçi flet për modernizimin e FSK-së: Kosova ka nevojë të jetë pjesë e NATO-s

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova ka nevojë të jetë pjesë e NATO-s, sipas tij NATO fiton një partner të besueshëm.

“Sikur as një vend tjetër në Ballkanin Perëndimor, Kosova ka nevojë të jetë pjesë e NATO-s edhe NATO ka nevojë  ta ketë Kosovën brenda sepse e fiton një partner të besueshëm dhe të respektuar, anipse vend modest”, ka thënë Thaçi.

Presidenti i vendit ka thënë se gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka kërkuar që Ushtria e Kosovës të pajiset me mjete teknike dhe profesionale.

Sipas Thaçit, modernizimi i FSK-së duhet të bëhet në koordinim me SHBA-të.

“Ishte takim i shkëlqyer mund të them në Pentagon, ku ngrita çështjen që Kosova të lëvizë sa më shpejt që është e mundur deri të anëtarësimi në NATO, duke kaluar fillimisht programet e partneritetit për paqe. Kosova ka një ushtri moderne, profesionale, multietnike, por ajo çka është më e veçantë, unë kërkova drejtpërdrejtë mjetet teknike dhe logjistike dhe mjetet e nevojshme për modernizimin dhe armatimin. Ushtria e Kosovës duhet të kaloj gjithçka përmes Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për çka Kosova e ka treguar gatishmërinë që modernizimi i Ushtrisë së Kosovës të kaloj përmes Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/