image Thaçi flet pas takimit me tre liderët e partive, nuk u jep rast gazetarëve t'i bëjnë pyetje

Politikë

Politikë/ Thaçi flet pas takimit me tre liderët e partive, nuk u jep rast gazetarëve t’i bëjnë pyetje

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur konferencë për media pas takimit me liderët e tri partive.

“Të gjitha veprimet e mëtutjeshme që do të ndërmarr si presidenti i vendit do të jenë transparente. Plotësisht në pëputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe praktikat e mëhershme”, tha Thaçi, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai nuk lejoi gazetarët të bëjnë pyetje.

Para se të fliste për takimet, presidenti u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi duke shtuar se “në tërësi qytetarët e Kosovës po tregojnë diciplinë dhe po sakrifikojnë, kjo është në interes të shëndetit të tyre,  failjeve të tyre dhe tërë shoqërinë”, u shpreh Thaçi.

Rikonfirmoi sërish se nesër do të takohet me Ramush Haradinajn, Fatmir Limaj dhe liderët e partive të pakicave. /Gazeta Sinjali/