Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shumë shkurt ka folur për letrën që e ka siguruar Koha, lidhur me tentativën e tij për ta penguar punën e Gjykatës Speciale, që shkëmbeu me Sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo.
Letër të qëndrueshme dhe të saktë, e ka vlerësuar Thaçi kur është pyetur në Prekaz, derisa ai bëri homazhe atje me rastin e shënimit të 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
“Ajo letër është e qartë e qëndrueshme, shumë e saktë”, tha Thaçi pa komentuar më shumë për këtë çështje”.
Koha ka siguruar letrën që Pompeo ia ka kthyer Thaçit në prag të 12 vjetorit të pavarësisë.
Duke iu përgjigjur “shqetësimit” të Thaçit, në letrën që mban datën 29 nëntor, Pompeo e njofton atë me pasojat që do t’i vuante Kosova nëse e pengon punën e Speciales.
Fillimisht, në letrën e tij Thaçi i shpreh shqetësimin e thellë të institucioneve të Kosovës, në lidhje me Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit Special të Kosovës si pjesë e Institucionit Gjykues Special të vendosur në Holandë.
Në kthim, duke iu përgjigjur “shqetësimit” të Thaçit, në letrën që mban datën 29 nëntor, Pompeo e njofton atë me pasojat që do t’i vuante Kosova nëse e pengon punën e Speciales.