image Thaçi: Familja e Osmanit i ka shërbyer Serbisë, po të isha në vendin e saj do të isha djersitur

Politikë

Thaçi: Familja e Osmanit i ka shërbyer Serbisë, po të isha në vendin e saj do të isha djersitur

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pjestarë të familjes së saj i kanë shërbyer shtetit të Serbisë.

“Dikush nga familja e Osmanit i ka shërbyer Serbisë, e unë e kam luftuar Serbinë”, është shprehur Thaçi.

Thaçi tha se do të flasë më shumë për këtë temë, pasi të deklarohet Osmani lidhur me këtë çështje.

“Nuk dua të shtoj më shumë. Por, do të deklarohem pas reagimit të Osmanit”, ka thënë Thaçi.

Majde, Thaçi theksoi se po të ishte në vend të Vjosa Osmani do të ishte “djersitur”.

“Nëse do të isha në vendin e saj do të isha djersitur”, ka thënë Thaçi në Klan Kosova.

Ai shtoi se e gjithë kjo erdhi, pas shifjeve, që sipas Thaçit i bëri Osmani./GazetaSinjali/