image Thaçi: Është koha që Kurti dhe grupi i tij të përballen me drejtësinë

Kosovë

Politikë/ Thaçi: Është koha që Kurti dhe grupi i tij të përballen me drejtësinë

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas vizitës në Odën Ekonomike të Kosovës, foli edhe për zhvillimet politike në vend, ku tha se Kurti dhe grupi i tij duhet të dalin para drejtësisë.

Presidenti Thaçi u përgjigj në pyetjet rreth deklaratave të kryeministrit në detyrë lidhur me kërkesën për dorëheqjen e tij, duke thënë se Kurti ka ardhur me yryshin për ta shkarkuar presidentin, por po shkon para tij.

Thaçi theksoi se është koha që Kurti dhe grupi i tij, Sveçla, Vitia dhe Haxhiu duhet të përballen me drejtësinë dhe të japin përgjegjësi për shkeljet e tyre dhe për aktivitetet kriminale politike të kundërligjshme që kanë pasur gjatë kësaj kohe.

“Kurti dhe grupi i tij ka ardhur koha që të ballafaqohen me drejtësinë, për shkak të veprimeve të tyre të kundërligjshme. Edhe ai, edhe Sveçla, edhe ministrja e Drejtësisë, edhe të tjerët, Sveçla dhe Vitia që i kanë bërë me të vërtetë dëme të mëdha vendit, duke shkelur kushtetutën edhe ligjet”, tha Thaçi./ Gazeta Sinjali/