image Thaçi: Është koha që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara

Kosovë

Thaçi: Është koha që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ditën e Kombeve të Bashkuara ka thënë se është koha që shteti i Kosovës të bëhet anëtare e OKB-së.

Sot është dita e Kombeve të Bashkuara, ku edhe shënohet 75 vjetori i themelimit të Organizatës, kurse, Presidenti Thaçi ka thënë se në kohën kur njerëzimi po ballafaqohet me sfida të reja është momenti që tani Kosova të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara.

“Roli i OKB-së në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në botë mbetet i rëndësishme. Sot, kur njerëzimi po përballet me sfida të reja është thelbësore që ne të qëndrojmë të bashkuar në ruajtjen e një të ardhme të sigurt . Është koha që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar ai në Twitter./Gazeta Sinjali/