image Thaçi: Është absurde me e mbyllë shkollën dhe çerdhen, e jo kafiteritë e qendrat tregtare

Arsim

Thaçi: Është absurde me e mbyllë shkollën dhe çerdhen, e jo kafiteritë e qendrat tregtare

news image

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi, ka komentuar çështjen e mbylljes së shkollave për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Thaçi tha se është absurde të mbyllen shkollat dhe çerdhet, kur kafiteritë e qendrat tregtare funksionojnë pa kufizime.

Arsimi paraunvierstar është ndër sferat shoqërore që është më i organizuari dhe më i kontrolluari, rrjedhimisht sektorët tjerë të pakontrolluar vazhdojnë me funksionu, është absurde ta prekësh sektorin e arsimit”, tha Thaçi në T7.

“S’ka kuptim kur e mbyll shkollën a çerdhën, kur funksionojnë qendrat tregtare, kafiteritë, klubet e natës, për këtë nuk duhet me qenë epidemiolog as infektolog që me konstatu që është e palogjikshme. Aktivitetet në fushën e arsimit munden me u mbyllë kur ka kufizime edhe në sektorët e tjerë”, shtoi ai.

Mirëpo, sipas tij, nuk u takon prindërve të vendosin se a duhet të mbyllen apo jo shkollat në këtë situatë.

Ai u shpreh kundër mësimit online pasi, sipas tij, nuk janë bërë përgatitjet e duhura.

“Ajo çka kemi parë këto ditë, patëm reagime edhe të prindërve, mësimdhënësve, sindikatave. Aktualisht e kemi vetëm IKSHPK që vendos për këto çështje, të gjithë të tjerët duhet me qenë zbatues të saj. Nuk është punë e jona si prind me tregu a po duam apo jo me u mbyll shkollat. Unë kam qenë kundër mësimit online sepse nuk janë bërë përgatitjet e duhura”, tha Thaçi./Gazeta Sinjali/