image Thaçi erdhi nga Uashingtoni, Kurti sërish i shkruan letër për t'u takuar nesër

Kosovë

Politikë/ Thaçi erdhi nga Uashingtoni, Kurti sërish i shkruan letër për t’u takuar nesër

news image

Zëvendëskryeministri, Haki Abazi, ka bërë të ditur që presidenti Thaçi ka ardhur nga Uashingtoni dhe kryeministri Kurti sërish i ka shkruar një letër për tu takuar.

“Tash presidenti Thaçi erdhi nga Uashingtoni dhe Kurti sërish i ka shkruar letër për t’u takuar në mënyrë që të bashkëpunojmë për politikën e jashtme”, është shprehur Abazi.

Ftesa zyrtare nga kryeministri Kurti i ka shkuar presidentit Thaçi para pak çastesh, nuk dihet ende se si do t’i përgjigjet Thaçi kësaj ftese.

Ai gjithashtu ka theksuar se nuk mund të vazhdohet një moskordinim i tillë mes presidentit dhe Qeverisë së Kosovës.

“Nuk mund të vazhdojmë të degradojmë pozicionin ndërkombëtar të shtetit tonë duke lejuar të kemi parapolitikë si të themi nëpër kthina të presidentit, përderisa nuk e ka vullnetin me u ballafaqu e me u kordinu me institucionet e vendit”, ka thënë Abazi në Debat Plus.

Kujtojmë që Thaçi ka kërkuar që gjatë ditës së nesërme një takim në kuvend pas takimit të tij me homologun serb Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë, me Grenellin dhe O’Brien./ Gazeta Sinjali/