image Thaçi edhe zyrtarisht u drejtohet deputetëve me kërkesë për mandatin Gjykatës Speciale

Kosovë

Thaçi edhe zyrtarisht u drejtohet deputetëve me kërkesë për mandatin Gjykatës Speciale

news image

Presidenti Hashim Thaçi edhe zyrtarisht ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që t’ia zgjasin mandatin Gjykatës Speciale.

Përmes një letre dërguar Kuvendit, ka kërkuar amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, në pikën ku flitet për mandatin e Speciales.

Në letrën e kreut të shtetit kërkohet që të ndryshohet pika 13 e Nenit 162 në të cilin flitet për mandatin e Gjykatës Speciale.

Në pikën 13 të Nenit 162 thuhet se “mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të zgjasë për një periudhë pesë (5)-vjeçare, përveç nëse njoftimi i përfundimit të mandatit në pajtim me Ligjin No.04/L-274 bëhet më herët”.

Thaçi ka kërkuar që pika 13 të amendamentohet me “mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të zgjasë deri atëherë kur njoftimi për përfundimin e mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës”. /Gazeta Sinjali