image Thaçi e Veseli akuzohen edhe për vrasjen e kundërshtarëve politikë

Drejtësi

Thaçi e Veseli akuzohen edhe për vrasjen e kundërshtarëve politikë

news image

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar për ngritjen e një aktakuze ku presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, akuzohen për vrasjen e qindra personave, duke përfshirë edhe vrasjen e kundërshtarëve politikë.

“Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë e ZPS-së se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm./ Gazeta Sinjali/