image Thaçi e thotë sërish: Kemi përmbushur kriteret për viza

Kosovë

Liberalizimi/ Thaçi e thotë sërish: Kemi përmbushur kriteret për viza

news image

Sot është mbajtur “Konferenca vjetore e prokurorëve”, ku prezent ishte edhe presidenti Hashim Thaçi.

Thaçi në këtë konferencë tha se Kosova si asnjë vend tjetër ka kaluar nëpër sistem të drejtësisë për 20 vjet, duke thënë kështu se vendi ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave duke përfshirë edhe luftën kundër krimit e korrupsionit.

”Ne kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave”, tha fillimisht ai, transmeton Gazeta Sinjali.

Thaçi më tej tha se duhet me këmbëngulësi të madhe të vazhdohet ky proces.

“Do të ishte jetike që të kemi një këmbëngulësi më të madhe që të vazhdohet ky proces në mënyrë më dinamike, më gjithëpërfshirëse dhe që të kemi një konkretizim. Këtu nuk mund të mos shpreh shqetësimin që njerëzit nuk janë të kënaqur me drejtësi, ose viktimat kërkojnë drejtësi’’ ka thënë Thaçi./Gazeta Sinjali/