Branislav Nikoliq, dikur këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës.
Nikoliq, si anëtar i Listës Serbe, ka arrtitur t’i fitojë 14 mijë e 467 vota, për ta siguruar një karrige të deputetit në legjislaturën e re të Kuvendit, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga rezultatet e zgjedhjeve të shpallura sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, del se Lista Serbe ka fituar 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Partia e udhëhequr praktikisht nga Beogradi ka fituar 57 mijë e 15 vota, apo 6.75%. /Gazeta Sinjali/