image Hashim Thaçi e pret në Presidencë Kadri Veselin

Kosovë

Hashim Thaçi e pret në Presidencë Kadri Veselin

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka shkuar në Zyrën e Presidentit, Hashim Thaçi.

Ky takim është thirrur nga presidenti i vendit dhe po zhvillohet me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror.

Thaçi ka thirrur në takim edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limajn si dhe kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin të cilët pritet t’i takojë gjatë ditës.

Ndërsa para pak minutash ka përfunduar takimi mes presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

I pari i LDK-së nuk ka pranuar të flasë para mediave për atë se çfarë u diskutua në takim./Gazeta Sinjali/