image Thaçi e përmend vdekjen e 82- vjeçarit si arsye tjetër për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Kosovë

Reagim/ Thaçi e përmend vdekjen e 82- vjeçarit si arsye tjetër për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një reagimi ne Facebook, pas vdekjes së 82- vjeçarit nga Podujeva nga koronavirusi, ka kërkuar nga institucionet që në rast nevoje të shpallet menjëherë gjendja e jashtëzakonshme.

“Ne duhet t’i ndihmojmë mjekët, duke qëndruar të mbyllur në shtëpitë tona dhe duke i zvogëluar mundësitë e përhapjes më të madhe të këtij virusi. Institucionet e shtetit duhet të jenë të gatshme, që në rast nevoje të shpallet menjëherë Gjendja e Jashtëzakonshme”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi, javën që shkoi përmes një konference pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, tregoi që përmes një dekreti ka propozuar që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

Kujtojmë që në Kosovë numri i të infektuarve ka shkuar në 31, ndërkaq sot u shënua vdekja e parë nga Covid-19./ Gazeta Sinjali/