image "Thaçi e Mustafa duhet të jenë këtu", Abrashi i VV-së në gjykatë për protestën kundër Asocacionit

Politikë

“Thaçi e Mustafa duhet të jenë këtu”, Abrashi i VV-së në gjykatë për protestën kundër Asocacionit

news image

Foto ilustruese


Gjykata Themelore e Prishtinës ka nisur shqyrtimin fillestar të aktakuzës ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi dhe disa protestuesve të tjerë kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Abrashi në një postim në Facebook ka thënë po të kishte drejtësi “në bankën e të akuzuarve do të duhej të ishte Isa Mustafa dhe jo protestuesit”

“Sot pas plotë 6 vitesh <<sistemi i drejtësisë>> paska vendosur ta mbajë shqyrtimin fillestar të aktakuzës ndaj meje dhe protestuesve tjerë të arrestuar kundër Zajednicës dhe në mbrojtje të ish deputetëve të opozitës që e kundërshtuan në vitin 2015”, ka shkruar ai.

Deputeti i VV-së e ka ripërsëritur se “Asociacioni paraqet rrezik të madh për Kosovën”.

“E ritheksoj se Zajednica e kontrabanduar nga Mustafa-Thaçi, e dëshmuar si antikushtetuese,  paraqet rrezikun më të madh që i është kanosur Kosovës. Dhe si e tillë është e papranueshme. Po të kishte patur drejtësi njëmend, sot në bankën e të akuzuarve është dashur të jetë Isa Mustafa.  Jo ne”, ka thënë ai.

Mirëpo, kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, po i kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare që ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

/GazetaSinjali/