image Thaçi e mohon se e ka sjellë Pacollin në Kosovë: Shpifje ordinere

Kosovë

Deklaratë/ Thaçi e mohon se e ka sjellë Pacollin në Kosovë: Shpifje ordinere

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mohuar se ka e ka sjellë me veturë nga Shqipëria në Kosovë kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin.

Thaçi ka thënë se kjo është një shpifje nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, i cili e tha këtë version publikisht duke e interpretuar në formë dyshimi, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq, trajtimin që po ia bëjnë Pacollit institucionet e Kosovës, ai e ka quajtur kërcënim dhe shantazh.

“Kjo është një shpifje tjetër ordinere. Por në fakt kjo është një kërcënim dhe shantazh që u bëhet deputetëve dhe shumë të tjerëve në Kosovë në këtë kohë të këtyre njerëzve të çoroditur që të përngjan që janë njerëz të viteve ’70  të sistemeve moniste dhe ndjekjeve politike”, deklaroi Thaçi në një prononcim në RTV Dukagjini.

Ushtruesi i detyrës si ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thyer protokollin e shtetit me vizitën e tij në Shqipëri mbrëmë. E nëse ka qenë në një veturë me Behgjet Pacollin gjatë kthimit nga Shqipëria, Sveçla ka thënë se preidenti duhet t’i nënshtrohet karantinimit në Qendrën e Studentëve për 14 ditë. /Gazeta Sinjali/