image Thaçi e Meta flasin në telefon për përballimin e koronavirusit

Kosovë

Pandemia/ Thaçi e Meta flasin në telefon për përballimin e koronavirusit

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike.

Siç njofton Presidenca e Shqipërisë, krerët e dy shteteve kanë diskutuar mbi gjendjen aktuale dhe masat e marra nga të dyja shtetet për përballimin me sukses të krizës shëndetësore dhe social-ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19.

“Shprehëm vullnetin që në frymën e solidaritetit mbarëkombëtar dhe bashkëpunimit rajonal, të dyja shtetet të koordinohen dhe të shkëmbejnë ngushtësisht përvojat për tejkalimin e shpejtë të situatës së vështirë në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve”, thuhet tutje në njoftim./GazetaSinjali/