Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike.
Siç njofton Presidenca e Shqipërisë, krerët e dy shteteve kanë diskutuar mbi gjendjen aktuale dhe masat e marra nga të dyja shtetet për përballimin me sukses të krizës shëndetësore dhe social-ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19.
“Shprehëm vullnetin që në frymën e solidaritetit mbarëkombëtar dhe bashkëpunimit rajonal, të dyja shtetet të koordinohen dhe të shkëmbejnë ngushtësisht përvojat për tejkalimin e shpejtë të situatës së vështirë në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve”, thuhet tutje në njoftim./GazetaSinjali/