image Thaçi e Haradinaj ia sigurojnë votën vendimtare Qeverisë Hoti

Politikë

Thaçi e Haradinaj ia sigurojnë votën vendimtare Qeverisë Hoti

news image

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka ndërruar mendje sot, duke votuar pro formimit të Qeverisë Hoti.

Ky veprim i tij ka qenë vendimtar për formimin e qeverisë së re. Ai ka thënë se presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj ia kanë mbushur mendjen për të votuar pro, shkruan Gazeta Sinjali.

“Unë para dy ditëve kam deklaruar se nuk do ta votojë Qeverinë Hoti për arsye të monopolizimit të partisë Nisma nga dy persona. Por mbrëmë, në vizitën që e kam pasur në familjen time, të presidentit Thaçi dhe të ish-kryeministrit Haradinaj, kam ndërruar mendjen dhe vota ime do të jetë pro.. për këta dy persona, pro Qeverisë Hoti”, ka thënë Shala.

Pas deklaratës së tij, kryesuesi i kësaj seance, Kujtim Shala, e ka hedhur në votim përbërjen e qeverisë, që mori 61 vota pro, 24 kundër dhe një abstem. /Gazeta Sinjali/