image Thaçi e dekoron me medaljen "Urdhri i Pavarësisë" biznesmenin e ndjerë, Latif Kryeziu

Kosovë

Thaçi e dekoron me medaljen “Urdhri i Pavarësisë” biznesmenin e ndjerë, Latif Kryeziu

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar me medaljen “Urdhri i Pavarësisë” ish-biznesmenin Latif Kryeziu i cili vdiq si pasojë e koronavirusit më 21 korrik, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo medalje iu nda familjes së të ndjerit, anëtarët e së cilës u priten në takim nga Thaçi.

Kjo dekoratë u jepet personave të cilët kanë dhënë kontribut të lartë për Pavarësinë e Kosovës.

“Dhe i tillë ishte edhe Latif Kryeziu, i cili nuk ishte vetëm një afarist i suksesshëm, por edhe një patriot i vërtet i cili i kontribuoi luftës dhe ekonomisë së vendit”, thuhet ne njoftimin e presidencës./Gazeta Sinjali/