Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar me medaljen “Urdhri i Pavarësisë” ish-biznesmenin Latif Kryeziu i cili vdiq si pasojë e koronavirusit më 21 korrik, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo medalje iu nda familjes së të ndjerit, anëtarët e së cilës u priten në takim nga Thaçi.
Kjo dekoratë u jepet personave të cilët kanë dhënë kontribut të lartë për Pavarësinë e Kosovës.
“Dhe i tillë ishte edhe Latif Kryeziu, i cili nuk ishte vetëm një afarist i suksesshëm, por edhe një patriot i vërtet i cili i kontribuoi luftës dhe ekonomisë së vendit”, thuhet ne njoftimin e presidencës./Gazeta Sinjali/