Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar sot me Medalje Presidenciale humanistin Turan Rusi, për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti përmes një postimi në Facebook.
“Për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, me Medalje Presidenciale sot e dekorova humanistin Turan Rusi. Ai është një prej bashkatdhetarëve të parë që emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas luftës së Dytë Botërore. Turani me djemtë e tij, Salin, Ilirin e Arbenin dhe gjithë familjen treguan dije, humanizëm, vullnet dhe guxim për të punuar pareshtur për lirinë dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi./Gazeta Sinjali/