image Thaçi: Do t'ia jap mandatin cilësdo parti apo koalicion që dëshmon se e ka shumicën

Kosovë

Takimi/ Thaçi: Do t’ia jap mandatin cilësdo parti apo koalicion që dëshmon se e ka shumicën

news image

Presidenti Hashim Thaçi, në takim me kryetarët e partive politike, ka marrë qëndrimet e subjekteve politike se a janë për zgjedhje të reja apo për formimin e qeverisë me një shumicë të re parlamentare.

Thaçi ka thënë se do t’ia japë mandatin cilësdo parti apo koalicion që e ka shumicën, raporton Gazeta Sinjali.

“Si rrjedhojë e diskutimeve, si dhe duke marrë parasysh që të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvend, me përjashtim të njërës, janë për formimin e Qeverisë së re, ndodhemi para pyetjes: Si rrjedhojë e vullnetit tuaj që vendi të ketë qeveri të re të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, duke respektuar në tërësi dhe përpikëri Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e Kosovës, do t’i jap mandatarin cilësdo parti që dëshmon se ka shumicën në Kuvend për të formuar qeverinë e re”, ka thënë ai.

Presidenti ka thënë se hapat e ardhshëm që do t’i ndërmarrë do të jenë kushtetues dhe ligjorë.

“Të gjitha hapat e ardhshëm që do të ndërmerren do të jenë kushtetues dhe ligjorë, për këtë të jeni të sigurt”, ka thënë Thaçi. /Gazeta Sinjali/