image Thaçi dënon dëmtimin e varrezave në Rahovec: Policia t'i sjellë përgjegjësit para drejtësisë

Kosovë

Reagim/ Thaçi dënon dëmtimin e varrezave në Rahovec: Policia t’i sjellë përgjegjësit para drejtësisë

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar dëmtimin e varrezave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në Komunën e Rahovecit.

Kreu i shtetit e ka quajtur këtë një akt të ulët dhe të papranueshëm në shoqërinë tonë shumetnike dhe ka kërkuar nga Policia e Kosovës sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë.

“Dëmtimi i varrezave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në Komunën e Rahovecit është një akt i ultë dhe i papranueshëm në shoqërinë tonë shumetnike. Si president i vendit e dënoj ashpër këtë veprim të ulët dhe kërkoj nga Policia e Kosovës që ta hetojnë rastin dhe përgjegjësit t’i sjellin para drejtësisë. Komunitetet janë pasuri e Republikës së Kosovës. Harmonia ndëretnike është shembull për gjithë rajonin dhe nuk e lejojmë askënd që ta prishë atë”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3648771325193200?__xts__[0]=68.ARCCjvkVV7PH6LyMjTkOZ7ntQQ6pelHKWb0xoqxc7hYuD785SKfOEMFBJJW_VJX9rTdI4meVK-rvirwkBB8kdv2JeZfHLPdv3nc_85d1U1sfnTa75JaNam8cQ1_cmZJ0NC0yjqz-s0yPXshETx__AsR6k4Fr5T_jTOW_QcBQbrA2PYQ-skoFAaVSu17wlftJnCETNw72RByeuryXQ1nEiaPSPlHdD0adhcHq8Id9YMRF4vj1QNG98RBb-hxeuIXkHICl08vS7Ai4aPclMMNYfIBfkOPNTp_g8d6LWCTKzzX6AvqD5Crh-Hl2QvsGNdpIb7rmqhlOQX7KW6ppose-kA&__tn__=-R