Presidenti i vendit Hashim Thaçi është takuar me Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka bërë të ditur se me Palmerin kanë biseduar për të arriturat e Kosovës, sipas tij me theks të veçantë për maturitetin politik që u dëshmua në zgjedhjet e fundit.
“Me Mat Palmer, të ngarkuarin e State Departamentit për Ballkanin Perëndimor, biseduam për të arriturat e Kosovës, me theks të veçantë për maturitetin politik që u dëshmua në zgjedhjet e fundit. Kosova është partnere e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ndërtimin e paqes së qëndrueshme në rajonin tonë”, ka shkruar ai.
Matthew Palmer gjatë ditës së sotme është takuar edhe me Isa Mustafën, Kadri Veselin, si dhe kryeministrin në largim Ramush Haradinaj./Gazeta Sinjali/