image Presidenti Thaçi cakton datën e zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

Politikë

Presidenti Thaçi cakton datën e zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka caktuar datën se kur do të mbahen zgjedhjet në Mitrovicë të Veriut dhe në Podujevë, raporton Gazeta Sinjali.

Bazuar në vendimin e presidentit Thaçi, zgjedhjet në këto dy komuna do të mbahen më 29 nëntor 2020.

Presidenti Thaçi e ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në Komunën e Podujevës dhe në atë të Mitrovicës së Veriut në përputhje me vendimet dhe ligjin në fuqi.

Në dy vendimet e presidentit Thaçi theksohet se organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut duhet të bëhet në koordinim dhe bashkërendim me institucionet përkatëse, në pajtim me Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës./Gazeta Sinjali/