image Thaçi: Besoj fuqishëm në talentin dhe suksesin e kampionëve tanë

Futboll

Thaçi: Besoj fuqishëm në talentin dhe suksesin e kampionëve tanë

news image

Pak minuta na ndajnë para se të startojë ndeshja mes Kosovës dhe Moldavisë në Ligën e Kombeve.

Para pak minutave ishte presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i cili i uroi sukses “dardanëve”.

“Në pamundësi për t’i përkrahur djemtë e kombëtares sonë nga tribuna e stadiumit “Ennio Tardini”, me mendje e zemër jemi para ekranit duke e pritur fitoren e tyre përballë Moldavisë. Besoj fuqishëm në talentin dhe suksesin e kampionëve tanë” – tha Thaçi.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/4276186042451722

Pas tre ditëve, Kosova do të luajë ndaj Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”./Gazeta Sinjali/