image Thaçi bën thirrje për t'i ndjekur udhëzimet e IKSHPK-së, ndërkohë e lëpinë gishtin gjatë konferencës

Kosovë

Konferenca/ Thaçi bën thirrje për t’i ndjekur udhëzimet e IKSHPK-së, ndërkohë e lëpinë gishtin gjatë konferencës

news image

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk ka ndjekur udhëzimet e Insitutit Kombëtar të Shëndetit Publik për mbrojtje nga virusi COVID-19.

Gjatë konferëncës së sotme ku presidenti po iu bënte thirrje qytetarëve të ndjekin këto rekomandime, ai ka lagur gishtin në gojë, duke i thyer vetë rregullat.

“Ju ftoj për unitet dhe për respektim, e ritheksoj, të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, ka deklaruar Thaçi sot gjatë konferencës për media,

Po ashtu në paraqitjet e tij të fundit publike, Thaçi nuk ka qenë i pajisur me masa mbrotjëse si maska e dorëza./Gazeta Sinjali/